“Opozita s’mund të bëhet pjesë e fasadës së Ramës”, Abilekaj: Aksioni i tyre…

15 Janar 2024 | 22:24

Gazetari Enton Abilekaj tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albaniase opozita nuk mund të bëhej pjesë e fasadës që do të paraqesë qeveria.

Ai tha se ndonëse aksioni opozitar nuk duket të jetë shumë i suksesshëm së paku ai po tregon se ka diçka që nuk po shkon si duhet dhe se ka arritur të tërheqë vëmendjen e ndërkombëtarëve.

“Në një parlament ku opozita nuk konsiderohet dhe nuk ka asnjë amendament të firmosur, ku buxheti do kalonte gjithsesi, çfarë rëndësie kishte ajo seancë? Mendoj qe opozita nuk ka pse të rri në parlament dhe të bëjë fasadë.

Aty nuk ka asnjë të drejtë të opozitës. Për mua kjo që po bën PD-ja nuk është e suksesshme, por të paktën na ka prishur fasadën që kërkon të ndërtojë Edi Rama.

Ka tërhequr vëmendjen e ambasadorëve, të Komisionit Europian, që e futi në progres-raportin e 2023, që këtu nuk funksionon demokracia. Parlamenti duhet të kontrollojë qeverinë, thonë ambasadat, pra komisionet hetimore duhet të pranohen”,-tha Enton Abilekaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026