Kryeministri kritikon kryedemokratin Basha për grumbullimet elektorale në kohë pandemie: Votat para jetës, pesë me hiç
Kryeministri Edi Rama, nga Fieri ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve, u tregua kritik ndaj kreu demokrat, Lulzim Basha i cili sipas tij po mbledh masivisht njerëz duke dhënë shembullin më të keq në këtë kohë të vështirë pandemie.
Teksa u bëri thirrje njerëzve të distancohen nga situata të tilla, të krijuara sipas tij nga njerëz të papërgjegjshëm, kreu i qeverisë tha se prioriteti numër 1 mbetet shkëputja e zinxhirit të infektimit me COVID, përmes vaksinës, por edhe kujdesit.
Sipas tij, përballë kësaj sfide, zgjedhjet dhe fushata nuk janë asgjë.
“Është fatkeqësi e madhe që për shkaqe politike dhe interesa partiake dikush jep shembullin më të gabuar duke grumbulluar njerëz dhe ngritur gishtat mbi makina.
Por nga ana tjetër është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë që kjo është një luftë për jetën, një luftë për jetë a vdekje për shumë njerëz që janë më të ekspozuar dhe më të dobët nga pikëpamja fizike, ndaj të gjithë duhet të bëjmë kujdes, të distancohen nga situata absurde që tregojnë injorancë dhe papërgjegjshmëri të madhe nga ata që i krijojnë.
Këputja e zinxhirit të infektimit përmes vaksinimit dhe kujdesit është prioriteti 1, fushata, zgjedhjet vendet në parlament janë pesë me hiç para kësaj sfide, para këtij objektivi”, tha kreu i qeverisë.
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane