Politikani serb publikon foton me “Javelin”: Shumë gjëra do të ndryshojnë kur…
Politikani serb nga Vojvodina, Nenad Çanak, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen që Kosova mund të arrijë me SHBA-të për blerjen e sistemeve raketore anti-tank, “Javelin”.
Përmes një postimi në rrjetin “X”, ai ka shpërndarë një foto duke mbajtur në krah një Javelin, të cilën mësoi ta përdorte kur ishte në Kiev.
Politikani theksoi se kur raketat të mbërijnë në Kosovë, atëherë shumë gjëra do të ndryshojnë, duke iu referuar fuqisë ushtarake dhe avantazhit të Javelin.
“Në Ukrainë, pata mundësinë të shoh se si duket tanku pas takimit me Javelin. Dhe pata mundësinë të mësoja se si ta përdorja atë. Trajnimi i përdoruesit mund të bëhet në gjysmë ore. Nëse (kur?) “Javelin’ arrin në Prishtinë, shumë gjëra do të ndryshojnë tani”, ka shkruar ai.
Javelin” është një sistem raketash taktik i lëvizshëm nga njeriu, me rreze të mesme veprimi që i siguron Ushtrisë Amerikane dhe Trupave Detare efekte precize të zjarrit të drejtpërdrejtë për të mposhtur tanket kundërshtare dhe automjetet e tjera të blinduara.
Pas lëshimit raketa shkon me prezicion të lartë drejt objektivit, ndërkohë që ushtarët mund mund të ripozicionohen menjëherë dhe ta ngarkojnë manualisht për gjuajtjen e radhës.
Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë, Ushtria Amerikane ka 38 mijë të tilla.
Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 540 km/h pasi lëshohet.
LEXONI GJITHASHTU:
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:45 Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre