Strategjia aziatike e BE-së, Tajvani “patate e nxehtë” në Bruksel
Një nga eventet gjeopolitike më të ndjekura të vitit ishin zgjedhjet presidenciale në Tajvan, që sollën në pushtet zëvendës presidentin William Lai.
Gjatë fushatës elektorale, ai loboi për lidhje më të ngushta me “partnerët demokratikë”, si Bashkimi Evropian.
Por Tajvani konsiderohet një “patate e nxehtë” në Bruksel, që përçan shtetet anëtare, pasi i druhen reagimit të Pekinit, që e konsideron Tajvanin pjesë të tijën.
Për të dërguarin e Tajvanit në BE, Evropa mund të kontribuojë për stabilitetin në rajon vetëm nëse bën aleancë me Taipein.
Roy Chun Lee, shef i Zyrës Përfaqësuese të Tajvanit në BE deklaroi: “Qëndrimi i palëkundur me Tajvanin është mënyra më e mirë për çtensionimin e situatës në të ardhmen, pasi përulja dhe largësia në këto momente vetëm sa do të inkurajonin Pekinin. Me rëndësi është mbështetja nga vendet anëtare jo vetëm për Tajvanin, por dhe vetë interesat e Evropës, si dhe për prosperitetin dhe sigurinë globale”.
Lidhjet tregtare mes Tajvanit dhe BE-së u forcuan në 2022-shin, por plani u anulua në minutën e fundit nga frika se mos zemërohej Pekini.
Sërish, Tajavani mbetet partneri i 14-të tregtar në botë dhe vitin e kaluar ishulli njoftoi ngritjen e një fabrike qarqesh gjysmë përçuese në Gjermani.
Marrëveshjet e mëdha tregtare, qofshin bilaterale apo në nivel evropian, nuk duken shumë të mundura nën administratën e re të Tajvanit.
Por ekspertët e vënë theksin tek kontaktet e nivelit të dytë, të cilat mund të zhvillohen dhe sjellin një bashkëpunim më të ngushtë.
Mareike Ohlberg, nga Fondi Marshall në Gjermani u shpreh: “Kemi pasur disa vizita nga delegacione parlamentare dhe kemi disa lidhje më të moderuara në nivel ministror, me ministrat tanë që udhëtuan në Tajvan dhe biseduan me homologët tajvanezë. Janë pikërisht këto bashkëpunime të vogla që krijojnë lidhje dhe bëjnë që Evropa të investojë në Tajvan, aty ku personalisht shoh përfitimet më të mëdha nga forcimi i lidhjeve dypalëshe”.
Qëndrimi zyrtar i BE-së ndaj Tajvanit është: pro marrëdhënieve dypalëshe dhe jo njohjes politike. Një Bashkim Evropian i balancuar që mbështet Tajvanin, por që nuk provokon Pekinin.
Gjetja e kësaj balance do të jetë një test madhor për strategjinë aziatike të Evropës, pavarësisht se kush është president i Tajvanit.
LEXONI GJITHASHTU:
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit
Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh për SHBA-në dhe demokracinë
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve
- 18:58 LIVE – Dita e 35-të e protestës, qytetarë nga diaspora mbërrijnë në Tiranë për tubimin kombëtar
- 18:48 Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!