“Ruanda”| Dy deputetë britanikë japin dorëheqjen si zv.kryetarë të Konservatorëve
Dy nënkryetarë të Partisë Konservatore Lee Anderson dhe Brendan Clarke-Smith kanë dhënë dorëheqjen nga rolet e tyre pasi të dy mbështetën amendamentet e ‘rebelëve’ ndaj projektligjit të kryeministrit britanik Rishi Sunak për Ruandën.
Sipas mediave të huaja, Lee Anderson dhe Brendan Clarke-Smith thanë të dy se do të mbështesin ndryshimet e propozuara të krijuara për të ashpërsuar projektligjin e zotit Sunak, i cili kërkon të shpallë Ruandën një vend të sigurt për të deportuar azilkërkuesit.
Amendamenti, i promovuar nga “rebelët” konservatorë të krahut të djathtë u refuzua me shumicë dërrmuese në Dhomën e Komunave, me 529 vota kundër 68.
Në letrën e tyre të përbashkët, Anderson dhe Clarke-Smith thonë se duan që projektligji të funksionojë, por nuk besojnë se do të funksionojë.
“Edhe pse është dëshira jonë për të forcuar legjislacionin, kjo do të thotë se për të votuar pro amendamenteve do të duhet t’ju paraqesim dorëheqjen”, thanë ata.
Partia e kryeministrit Rishi Sunak është thellësisht e ndarë për formulimin e projektligjit, i cili synon të parandalojë azilkërkuesit që të shkojnë në gjykatë për të bllokuar dëbimin e tyre.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit