“Trump si fenomen”-Diplomati: Janë disa politika që e sjellin atë në pushtet në SHBA

16 Janar 2024 | 21:12

Diplomati Agim Nesho është shprehur se ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, po del tani si një fenomen në Amerikë.

Komentet Nesho i bëri në Euronews Albania, ku tha se janë disa politika që e sjellin Trump në pushtet, siç është ajo e emigracionit.

Ai tha gjithashtu se në opinionin publik amerikan akuzat e drejtësisë ndaj Trump janë perceptuar si presion kundër tij.

“Në Amerikë nuk ka rëndësi mosha, sepse nuk janë individët që përcaktojnë politikat. Një president është i mirë nëse këshilltarët e tij janë shumë të mirë. Jemi para fillimit të ndeshjes, nuk ka përfunduar akoma. Në SHBA janë disa shtete që provohen se janë si lakmuesi i parë për të provuar se kush është përpara. Tramp nuk fitoi në këtë shtet që sot fitoi me një rezultat shumë të thellë.

Po ashtu është Nju Empshir. Pastaj janë zgjedhjet në Karolinën e Jugut. Pastaj janë 10 shtete. Trump pati një ngritje, sidomos te evangjelistët. Ata ishin mirënjohës për dy gjëra. E para për përpjekjet e Trump për kryeqytetin e Izraelit dhe politikën përkrahëse të Izraelit në Lindjen e Mesme. Amerikanët nuk pranojnë që asnjë institucion të vendosë kush do drejtojë vendin e tyre.

Çdo presion apo perceptim presioni, këto e kanë sensibilizuar opinionin publik amerikan. Trump tani po del si një fenomen. Unë mendoj se politikat që sjellin Trump në pushtet janë qëndrimi i tij për emigracionin. Kjo është çështje tepër sensitive. Janë politikat ekstreme që administrate Biden nuk ka arritur dot të marrë pozicionin e qendrës, pork a kaluar shumë majtas”, tha Nesho.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026