Kthimi i Trump “tremb” BE-në, Euro-deputetët: Do rindezë luftën tregtare
Fitorja dërrmuese e Trump në zgjedhjet primare republikane ngriti shqetësime në Evropë. Rikthimi eventual i tij në Shtëpinë e Bardhë ngre shqetësime për një luftë të re tregtare mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, pas 4 vitesh të qeta nën administratën Biden. Nën drejtimin e Trump, Amerika vendosi taksa për shumë produkte evropiane, si çelikun dhe aluminin, të cilat janë pezulluar.
Tiziana Beghin, euro-deputete italiane, Lëvizja 5 Yjet deklaroi: “Nuk po flemë të qetë. Është e vërtetë që konteksti ka ndryshuar dhe transformuar shumë krahasuar me vitet e mëparshme, edhe në kontekstin e luftës dhe atë të destabilitetit botëror, që mund të sjellë në skenarë të rinj. Nga ana tjetër është po ashtu e vërtetë që edhe me këtë administratë, pavarësisht toneve më të sheshuara dhe zhvendosjes në kohë të problemeve, sidomos sa i takon çelikut dhe aluminit, nuk kemi parë një vend shumë bashkëpunues”.
Tregtia nuk është e vetmja çështje që shqetëson BE-në. Amerika ka qenë dhe donatori më i madh i armëve në Ukrainë në këto thuajse 2 vjet luftë. Por tani Uashingtoni nuk po bie dakord për fondet e reja, pavarësisht presionit të presidentit ukrainas. Nëse Trump fiton, Amerika mund të bëhet një aleat i pabesueshëm.
Ndërkohë që David McAllister, euro-deputet gjerman i PPE u shpreh:“Sfida më e madhe me zotin Trump është se ai është i paparashikueshëm. Nga njëra anë ka thënë se do të mbështesë Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme dhe nga ana tjetër po vë në dyshim këtë mbështetje. Ai ka këndvështrime të ndryshme dhe ne nuk e dimë kurrë se cili është këndvështrimi i tij”.
Por ky është kapitulli i parë i një gare të gjatë. Pas fitores së bindshme në Ajoua, ish-presidenti duhet të caktohet si kandidat në mënyrë që të sfidojë Biden.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë