Juventusi fiton me 3 gola, diferenca me Interin sërish 2 pikë

17 Janar 2024 | 13:54

Gara në kampionatin italian mes Interit dhe Juventusit duket se do të vijojë të jetë e fortë përgjatë këtij sezonit. Asnjëra prej skuadrave nuk po lëshon terren, me zikaltrit të cilët janë në krye me 51 pikë. Ndjekësi më i afërt është klubi torinez e më pas vjen Milani. Bardhezinjtë morën një tjetër fitore në kampionat, duke vijuar serinë e ndeshjeve me rezultat pozitiv.

Kundërshtari i së martës ishte Sassuolo, skuadër e cila në fazën e parë e surprizoi Juventusin duke i shënuar plot 4 herë. Këtë radhë llogaritë u bënë ndryshe me bardhezinjtë që nuk e toleruan për asnjë cast kundërshtarin, duke mos i dhënë asnjë mundësi. Vlahoviç me dy supergola në pjesën e parë dërgoi shifrat në 2-0.

Fraksioni i dytë tregoi sërish vendësit kërkues dhe madje duke gjetur dhe një herë rrugën e rrejtës, këtë herë me Chiesan, i cili hyri në lojë si zëvendësues. Italiani zuri vendin e turkut Yildiz, por arriti të lërë gjurmë. Sassuolo ishte skuadra e fundit që i kishte shkaktuar Juventusit humbje në kampionat, e që prej atij momenti numëron 12 fitore dhe 3 barazime. Edhe në kupë ecuria ishte pozitive, kun ë dy sfida torinezët shënuan plot 10 gola ndaj Frosinones dhe Salernitanës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026