Propozimet e Ramës për ambasadorë: Ferit Hoxha në BE, Suela Janina në OKB

17 Janar 2024 | 15:27

Ferit Hoxha dhe Suela Janina janë dy propozimet e kryeministrit Rama për ambasadorë të Shqipërisë në OKB dhe BE. Hoxha dhe Janina do të zëvendësojnë njëri-tjetrin në detyrën e mëparshme që ata kanë mbajtur në misionet diplomatike të Shqipërisë.

Ferit Hoxha është i përzgjedhuri i kryeministrit për të drejtuar misionin diplomatik në Bashkimin Europian pas eksperiencës dy vjeçare si ambasasdor i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në dëgjesën e zhvilluar në komisionin për Politikë të jashtme, Hoxha e vuri theksin tek hapja e grupkapitujve të parë në këtë proces të integrimit që Shqipëria ndodhet me Bashkimin Europian.

“Të marrim maksimumin nga ekzekutivin e tanishëm të BE, para se të bëhen zgjedhjet. Procesi i integrimit, ne duhet të bëjmë punën tonë, nuk diktojmë dinamikat e brendshme të BE, por të tregojmë kapacitetet energjinë pasaporta jonë për tu afruar në BE, vijoi me tej”, tha Hoxha.

Edhe Suela Janina prezantoi platformën e saj si e propozuar e kreut të qeverisë për të zëvendësuar Ferit Hoxhën në OKB.

“Shqipëria duhet të jetë një zë i fuqishëm në arenën ndërkombëtare. Së pari të zhvillojnë përfaqësim proaktiv ruajtja e paqes, të drejtat e njeritu dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Së dyti, të kthejmë këtë kontribut në vlerë së brendshmi në promovimin e vendit” u shpreh Suela Janina”, tha ajo.

Në komisionin e jashtëm zhvilloi dëgjesën edhe kandidati tjetër për ambasador në Hungari, Ilirian Kuka. Në mbledhjen e komisionit të jashtëm të mbajtur online morën pjesë vetëm deputetët e mazhorancës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026