Spaho: Lidhjet e shtetit me krimin barrë e pa përballueshme për ekonominë
Edmond Spaho, drejtues politik i Qarkut të Korçës thotë se autoritetet po përpiqen me çdo mjet që të pengojnë fushatën e opozitës në këtë qark. Z. Spaho thotë se janë gjobitur me 5 milionë lekë të reja tre drejtues të opozitës me argumentin se kanë shkelur aktin normativ ndaj COVID-19.
“Janë gjobitur me 50 milionë lekë tre drejtues të opozitës, kryetari i forumit rinor të PD, unë vetë dhe kryetari i LSI me supozimin që kemi zhvilluar fushatë në thyerje të aktit normativ. Organet që më gjobitën u detyruan që të tërhiqen dhe të më anulojnë gjobën”, u shpreh z. Spaho.
Ish-kreu i Grupit Parlamentar të PD thotë se Qarku i Korçës po ndeshet me probleme të mëdha ekonomike me rritje të taksave qendrore dhe lokale por gjithashtu në vështirësi janë edhe fermerët.
Duke iu referuar statistikave, ai tha se nga 52 mijë lekë që është taksa mesatare në nivel kombëtar, në Qarkun e Korçës paga mesatare është 42 mijë lekë.
“Po të shkosh në zonën rurale ka rënie të ndjeshme të sipërfaqes së mbjedhë dhe mos shitjes së prodhimeve bujqësore. Fermerët po falimentojnë nga politikat dhe mungesa e kujdesit nga qeveria, e cila po mbron interesat e një grupi të vogël njerëzish”, deklaroi z. Spaho.
Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Korçës thotë se programi i opozitës është i përqendruar tek ekonomia dhe që në ditët e para do të ketë vendime për të lehtësuar qytetarët dhe bizneset.
“Do të kryejmë reforma fiskale për uljen e nivelit të taksimit në mënyrë që të krijohen mundësitë për të hapur vende pune nga biznesi vendas dhe i huaj. Shkëputje të lidhjeve së shteti me krimin, pasi është kthyer në barrë të pa përballueshme për ekonominë. Do të heqim taksën e qarkullimit që ditën e parë të qeverisjes”, përfundoi ai.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut