Mbreti Charles i Britanisë së Madhe do të shtrohet në spital
Mbreti Charles III pritet të shtrohet në spital javën e ardhshme për të trajtuar një komplikim me prostatë të zmadhuar.
Pallati Buckingham ka thënë se gjendja e Mbretit është e mirë, por ai do t’i nënshtrohet një “procedure korrigjuese”, shkruan REL.
Ngjarjet publike të 75-vjeçarit do të shtyhen për një periudhë të shkurtër rikuperimi, ka thënë Pallati.
Njoftimi vjen pak pasi është kuptuar se Princesha e Uellsit është në spital, pasi i është nënshtruar një operimi abdominal.
“Është e zakonshme për mijëra burra çdo vit, Mbreti ka kërkuar trajtim për prostatë të zmadhuar”, është thënë në deklaratë.
Prostata beninje e zmadhuar – që është jokancerogjene – është e zakonshme për burrat mbi 50 vjet dhe zakonisht nuk është gjendje serioze shëndetësore, sipas autoriteteve shëndetësore britanike.
Rreth një në tre burra mbi moshën 50-vjeçare mund të kenë simptoma të prostatës së zmadhuar, e cila shkaktohet nga një gjëndër poshtë fshikëzës.
Kjo gjendje shëndetësore nuk nënkupton se pacienti ka rrezik të madh për të pasur kancer të prostatës.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania