A do ndryshojë sistemi zgjedhor? Ledio Braho: Ja si mund të shkohet në zgjedhje
Avokati Ledio Braho ka shpjeguar disa nga mënyrat sesi mund të zhvillohen zgjedhjet e vitit 2025, nëse do të realizohet reforma zgjedhore.
Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ai tha se nëse do të hiqet herësi dhe listat do të hapen plotësisht, atëherë gara mes deputetëve do të jetë se kush do të marrë më shumë vota, pra nuk do të ndikojë renditja në listë.
Ai tha gjithashtu se me metodën aktuale, është e vështirë që të thyhet herësi (pra me numër votash) dhe sipas tij, e rëndësishme është renditja e deputetëve në listën zgjedhore.
“Nëse do ishte një zonë zgjedhore për gjithë Shqipërinë, përfaqësimi do të ishte proporcional, nuk mund të ishin këto shifra. I shkon më përshtat partive të vogla. Që të kemi një reformë zgjedhore, do të kemi negociatë. Kthupi tha që PD ka depozituar draftet përkatëse të saj, ndërkohë që PS ka të rëndësishme depolitizimin e administratës zgjedhore.
Nuk e di sesi palët do të ulen dhe sesa do të negociojnë. ODIHR dhe faktorët ndërkombëtarë nuk merren me një zonë zgjedhore, por i qëndrojnë rekomandimeve të bëra. Kanë të bëjnë me blerjen e votës, me përdorimin e administratës publike, etj. Pra nuk përputhen prioritetet e faktorëve të reformës zgjedhore.
Sot që flasim kemi dy vendime të GJK që duhen zbatuar. I pari është herësi. Nëse shkohet në zgjedhje kështu, nuk e di si do të përllogaritet. Në ndryshimet e para u vendos që në 2020 do të kishte votim me lista të hapura, por të kufizuara.
Fjala herës e bën listën e hapur të kufizuar, ndërkohë që vetëm 3-4 deputetë e thyen herësin. Nëse do të lihet pa herës, mënyra si partitë politike do garojnë, do të jetë që se kush kandidat do të mbledhë më shumë vota. Mënyra si do i japë zgjidhje Kuvendi është e rëndësishme”, tha Braho.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM