”Moska ndërhyri në zgjedhje”, Kremlini reagon ndaj akuzave të Uashingtonit: Sulm ndaj Rusisë!

18 Mars 2021 | 08:48

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur homologun rus Vladimir Putin një “vrasës” dhe ka deklaruar se do ta paguajë shtrenjtë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, përfshirë ato të 2020-s.

Biden e bëri deklaratën e tij në një intervistë televizive, kur u pyet lidhur me publikimin e një raporti të shërbimeve të inteligjencës, që sugjeronte se kreu i Kremlinit kishte autorizuar një seri operacionesh me qëllim denigrimin e figurës së tij dhe mbështetjen e Donald Trump.

“Ai do të pagujë çmimin. Kemi zhvilluar një bisedë të gjatë së bashku dhe që në fillim të saj e vura në dukje këtë. I thashë, unë të njoh ty dhe ti më njeh mua. Nëse del që kjo ka ndodhur, atëherë bëhu gati”, u shpreh  Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara.

I pyetur se cilat do të jenë pasojat, Biden shtoi se ato do të shihen së shpejti.

Nga ana e saj, Moska i cilësoi konstatimet si të pabaza dhe tha se komentet e Biden janë një “sulm” ndaj Rusisë.

“Nuk jemi dakord me përfundimet e këtij raporti në lidhje me vendin tonë. Rusia nuk ndërhyri as në zgjedhjet e 2016-s dhe as në ato të 2020-s, siç thotë ky raport. Rusia nuk ka lidhje as me fushatat e kryera kundër kandidatëve. Ndaj ne themi se ky raport është i gabuar dhe se nuk ka asnjë bazë apo provë”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Dokumenti i shërbimeve sekrete amerikane thotë gjithashtu se Rusia u përpoq të minonte kandidaturën e Biden pasi qeverisja e tij binte ndesh me interesat e saj. Por raporti nënvizon se asnjë qeveri e huaj nuk kompromentoi dot rezultatin final të zgjedhjeve.

Lexoni gjithashtu:

Raporti për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, Putin u përpoq të ndikonte për të favorizuar ish-presidentin Trump

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i SHBA-së, John Bolton, pritet të deklarohet fajtor në një çështje që lidhet me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara të sigurisë...
18:10 | 04/06/2026

I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për vijimin e projektimit të një tuneli që do të lidhë dy vendet përmes Ngushticës...
18:07 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026