Shfrytëzoi për prostitucion 14-vjeçaren, si u arrestua kirurgu në Tiranë
Dervish Hasi, 42 vjeç, me profesion kirurg është personi i cili u arrestua nga policia e Tiranës këtë të enjte, si tutor i një vajze të mitur.
Nga burimet bëhet me dije se 16-vjeçarja ka qenë gruaja e tij e 4, ndërsa e ka shfrytëzuar atëpër prostitucion që në kohën kur ajo ishte 14 vjeçe.
Dervish Hasi, ka qenë nën hetim edhe nga SPAK pasi kishte dyshime se ai furnizonte me armë grupet kriminale.
42-vjeçari u arestua këtë të enjte pasi në shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 ishte bërë një kallëzim se njëe mitur po shfrytëzohej për prostitucion. Ata menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Njoftimi i policisë:
Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.