Arratisjet e shqiptarëve në fundjavë? Itali dhe Stamboll për 150 euro personi

19 Janar 2024 | 17:57

Jo vetëm Shqipëria por dhe vendet fqinje, janë kthyer në destinacionin e preferuar të shqiptarëve për të kaluar një fundjavë ndryshe.

Roma, Verona, Milano janë disa nga qytetet që mund të vizitohen me vetëm 150 euro personi.

Fundjava i takon familjes dhe miqve, ndaj shqiptarët sigurohen që këto ditë ti kalojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Më shumë se 1500 shqiptarë, përmes agjensive turitike, do të udhëtojnë nga mbrëmja e të premtes, jashtë vendit, për tu rikthyer ditën e dielë.

“Kemi Romën, Veronën…1 -2.24…në Itali çmimet janë shumë të lira…para tre ditësh në Siçili, një biletë ishtë 45 euro vatje-ardhe, merr një hyrje me qira, bën 80 euro nata me mëngjes… Stambolli është një destinacion që grupet janë të pafund, oferta çdo fundjavë…Një fundjave 139 euro personi është e pranushme”, tha Aurela Baholli, operatore turistike.

Numri i qytetarave është dhe më i lartë pasi shumica i presin vetë biletat. Ndërkohë as qytetet ne Shqipëri, nuk mbeten pas, edhe pse shpeshherë çmimet janë të larta.

“Korça është Parisi i vogël dhe është kryesore ka një kërkesë të vazhdueshme dhe prenotimet duhen të jenë në avancë sepse po të kërkosh ditët e fundit nuk gjen akomodike dhe vende ne restorante… nuk janë të lira, për vendin ku jetojmë të ardhurat që kemi”, tha Baholli.

Një numër të lartë kanë dhe të huajt që vijnë në Shqipëri. Polakët ishin grupi me rritjen më të madhe edhe në vitin 2023 për turizmin e organizuar. Shifrat deri në tetor tregonin për një rritje prej 34% në 10 muaj të vitit të shkuar krahasuar me vitin paraardhës. Konkretisht, në janar-tetor 2022, erdhën mbi 165 mijë polakë, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të 2023, ishin mbi 222 mijë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026