Protestë masive kundër të djathtës ekstreme në Frankfurt

20 Janar 2024 | 15:41

Policia ka thënë se rreth 35.000 njerëz kanë marrë pjesë në protestë, nën sloganin “Mbrojeni Demokracinë”.

Protesta është mbajtur në qendër të Frankfurtit, i cili njihet si kryeqyteti financiar i Gjermanisë.

Një zëdhënës i Policisë e ka përshkruar atmosferën si paqësore.

Protesta si kjo e së shtunës, janë mbajtur edhe në disa qytete tjera, dhe ato e gëzojnë mbështetjen e kancelarit të shtetit, Olaf Scholz.

Po të shtunën është raportuar për një protestë të ngjashme edhe në Limburg, dhe që numri ka qenë më i madh sesa është pritur – 2.800.

Protestat janë nxitur nga një raport i platformës Correctiv, prej të cilit është bërë e ditur se politikanët e AfD-së kanë mbajtur një takim me ekstremistët e të djathtës ekstreme në Potsdam.

Pjesëtarë të partisë konservatore Unioni Demokristian, partisë më të madhe opozitare, kanë marrë pjesë, po ashtu, në takim.

Në takimin në Potsdam, ekstremistët e krahut të djathtë kanë diskutuar për temat si “riemigrimi”, termë që përdoret prej qarqeve të së djathtës ekstreme si eufemizëm për dëbim të emigrantëve dhe minoriteteve.

Në një paraqitje të bërë të premten, Scholz e ka konsideruar riemigrimin si “sulm ndaj demokracisë sonë”.

Ai i ka mirëpritur protestat e planifikuara për fundjavë.

“E them shumë qartë, ekstremistët e krahut të djathtë janë duke e sulmuar demokracinë tonë”, ka thënë ai.

Dhjetëra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në protesta të ngjashme që do të mbahen në qytetet gjermane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026