Mijëra banorë të Gjermanisë pritet të marrin shtetësinë

20 Janar 2024 | 14:16

Komuniteti turk në Gjermani pret 50.000 aplikime për natyralizim prej banorëve me rrënjë turke këtë vit, si në vitet e ardhshëm, pas reformës së kryer prej Gjermanisë në ligjin për shtetësi.

“Besoj që në periudhë afatgjatë, 1.5 milionë shtetas me origjinë turke në Gjermani, që nuk e kanë ende shtetësinë gjermane, do të kenë shtetësi të dyfishtë”, ka thënë Gokay Sofuoglu për mediumin gjerman RND.

Komentet e tij kanë ardhur një ditë pasi Bundestagu ka miratuar një reformë në ligjin për shtetësi, që synon shkurtimin e kohës për posedim të pasaportës gjermane, dhe u mundëson banorëve që të kenë më shumë se një shtetësi, shkruan REL.

“Nëse përhapet fjala për ligjin e ri, numri i aplikacioneve për natyralizim do të rritet në vazhdimësi”, ka thënë Sofuoglu.

“Shumë persona do ta kuptojnë që përfitimet i tejkalojnë të metat”.

Megjithatë, ai ka thënë se beson që autoritetet gjermane do ta kenë të vështirë procesimin e aplikacioneve, pasi veçse janë të mbingarkuara.

Legjislacioni i ri parasheh që banorët e Gjermanisë mund të aplikojnë për shtetësi pas pesë vjetësh jetesë aty, në krahasim me tetë sa ka qenë deri më tani.

Një pikë tjetër parasheh që personat, të cilët pajisen me pasaportë

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026