Situata e motit në Shqipëri: Dëborë deri në 40 cm, akset me probleme me qarkullimin
Vendi është përfshirë nga reshje të dendura dëborë në zonat malorë si dhe reshjesh shiu e shtrëngatash në zonat e ulëta. Përkeqësimi i kushteve të motit pas mesnate nisi me reshje dëbore e erëra të forta. Trashësia e dëborës ne verilindje varion nga 15-40 cm, teksa problematika janë shfaqur në rrugët nacionale dhe rurale.
Temperaturat janë ulur ndjeshëm këtë fundjave vendi është përfshirë nga reshje të dendura dëborë në zonat malorë si dhe reshjesh shiu e shtrëngatash në zonat e ulëta.
Situata më e vështirë është hasur në qarkun e Dibrës dhe të Korçës, ku dëbora e cila ka rënë pa ndërprerje, ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Në Dibër, aksi rrugor bypass Qafë Murrizë është bllokuar dhe lëvizja e mjeteve drejt Tiranës kryhet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Shkopet. Edhe rrugët lokale që lidhin Peshkopinë me fshatrat mund të kalohen vetëm me zinxhirë.
Edhe në qarkun Korçë, gjatë paradites së të shtunës, reshjet më të dendura të dëborës janë shënuar në Dardhas, Velan e Proptisht. Trashësia e saj ka arritur deri në 7 cm. Reshje ka patur edhe në Qafë Thanë e Qafë Plloçë, duke sjellë probleme në qarkullim në momentet e para, madje edhe aksidente.
OSHEE njofton se probleme me energjinë elektrike ka pasur vetëm një pjesë e fshatrave të Kukësit, aty ku bora ka arritur deri në 30 cm.
Ndërkohë në pjesën perëndimore, në Tiranë, Durrës, Lezhë e Vlorë ka pasur reshje intensive shiu.
Ministria e Brendshme, Policia dhe Autoriteti Rrugor apelojnë për kujdes, ndërsa thonë se njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim
- 12:45 Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
- 12:44 Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev