Minierat e Bitcon-it, si u ngritën ato në Shqipëri
Në emisionin Money në Euronews Albania këtë të shtunë u analizua funksionimi i monedhës virtuale Bitcoin, nga krijimi deri tek rritja e fuqisë së saj në treg këto 15 vite.
Bitcoini mund të krahasohet sot si një version i arit për shekullin e njëzet e një. Ai prodhohet, ose nxirret nga miniera, me punë. Njësoj si çmimi i arit dikur reflektonte lodhjen dhe mundimin e njerëzve, për ta nxjerrë atë nga nëntoka, edhe krijimi i Bitcoin duket se kërkon sasi të stërmëdha fuqie kompjuterike.
Inxhinieri i informatikës, Endri Noti, deklaroi për Money: “Kjo quhet minierë. Aparaturat punojnë gjatë gjithë kohës (si minerat kur del ari, diamanti). Të njëjtën gjë bëjnë edhe ato, por e bëjnë në kontekstin informatik. Në dijeninë time, nuk merr dot një leje dhe është shumë e vështirë sepse ato i kategorizojnë si evazion, krim ekonomik dhe në këtë mënyrë askush nuk do që të ndërmarrë këtë risk”.
Mining Bitcoin është procesi i krijimit të bitcoin-eve të reja duke zgjidhur probleme jashtëzakonisht të komplikuara matematikore që verifikojnë transaksionet në monedhë. Kur një bitcoin minohet me sukses, minatori merr një sasi të paracaktuar bitcoin. Ndërsa çmimet e kriptomonedhave dhe Bitcoin në veçanti janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, është e kuptueshme që interesi për miniera është rritur gjithashtu. Por për shumicën e njerëzve, perspektivat për nxjerrjen e Bitcoin nuk shihen me leverdi për shkak të natyrës së tij komplekse dhe kostove të larta.
Sakaq, ekspertja e kriptomonedhave Denisa Kele, tha se fitimi i prodhimit të bitcoin mund të përgjysmohet në 100 ditët e ardhshme.
“Cikli i jetës së kriptovalutës, cdo 4 vite përgjysmon shpërblimin e personit që e minon dhe para disa vitesh shpërblimi për një bllok të krijuar ka qënë më i madh, rreth 6 bitcoin për një bllok të krijuar. Pritet që në 100 ditët në vazhdim të ndodhë bitcoin halfing dhe ata që bëjnë mining do të kenë përftim dhe interes më të vogël”, tha ajo.
Eksperti i ekonomisë Ardian Civici u shpreh se në Shqipëri ka pasur tentativa modeste për prodhimin e Bitcoin, duke e krahasuar me fuqinë e rusëve dhe amerikanëve.
“Në Shqipëri, në dijeninë time, ka pasur tentativa, por janë modeste nëse marrim parasysh fuqinë e sistemeve kompjuterike, si ato që ka Rusia apo disa vende të tjera ku prodhohet Bitcoini apo kriptomoneha të tjera”, tha ai.
Disa laboratorë apo miniera janë zbuluar në Shkodër, Durrës, Fier e Tiranë gjatë viteve të fundit, dhe përgjegjësit janë vënë në pranga. Vjedhja e energjisë elektrike ka cuar në organin e akuzës njerëzit që kanë tentuar të ngrejnë minierat e kriptovalutave këtu. Megjithatë, nuk kanë munguar as denoncimet dhe dëshmitë për aktivitete që nuk janë ndaluar, e që kanë vepruar për pastrim parash e aktivitete kriminale.
“Ka pasur miniera në Shqipëri, por duke qëne se cdo ligj apo rregullore ka qenë evazive, dhe të gjitha rastet e dënimit kanë ndodhur për faktinse nuk është nuk është paguar energjia elektrike. Shpenzohet për një transaksion, aq kilovat sa shpenzon një familje për një javë”, theksoi Denisa Kele.
Inxhinieri i informatikës, Endri Noti, tha se prodhuesit që ishin në Shqipëriu spostuan në vende të tjera pas krizës energjitike të vitit 2021.
“Para 2-3 vitesh, di që ka pasur prodhues, të cilët u spostuan më pas në vende të ndryshme. Kjo ndodhi me krizën energjitike të vitit 2021. Nuk ka ndonjël ligj, sepse në momentin që do të ketë, ti blen energji nga burimi, e merr me çmim shumë të ulët dhe mund ta prodhosh me leverdi. Nuk është e thënë të prodhosh Bitcoin, por mund të prodhosh Etherium e të tjera që janë pa fund”, tha ai.
Ekspertja Kele theksoi se sot nuk ka leverdi të prodhosh Bitcoin:”Ditët që ne po flasim, interesi i mining është shumë i ulët dhe kam përshtypjen se nuk është më në interesin e konsumatorëve që të merren me minimin e kriptove”.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.