“Ke rënë në dashuri?”- “Kirurgu” përplas Lacin me Jazexhi: S’jemi polici morali

20 Janar 2024 | 21:10

Ditën e sotme në studion e emisionit “Review” në Euronews Albania është diskutuar mbi abuzimin seksual të 16 vjeçares në Tiranë nga mjeku kirurg 42 vjeçar, i cili kishte edhe tre gra të tjera.

Gazetari Dritan Laci është “përplasur” me historianin Olsi Jazexhi lidhur me atë që nëse e lejon ligji marrëdhënien me vajza të moshës 16 vjeçare ose jo.

Laci i ka drejtuar pyetje Jazexhiut nëse ai do ta pranonte që të shkonte në spital për të marrë shërbim shëndetësor dhe atje dikush të krijonte kontakt me fëmijën e tij, duke përfituar nga detyra që ka.

Jazexhi i është përgjigjur duke e pyetur nëse Laci kishte rënë ndonjëherë në dashuri dhe shtoi se ata nuk janë polici e moralit që të gjykojnë këto gjëra.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Jazexhi: Një 16-vjeçare, është 16-vjeçare, pyeti edhe ata që janë në studio nëse kanë lexuar komunikatën.

Laci: Është vëlla i mirë mysliman nëse ti vete në spital për të marrë shërbim në spital dhe ai krijon kontakt me fëmijën tënd?

Jazexhi: A ke rënë ndonjëherë në dashuri ti vëlla? Njerëzit do të tëkohën diku. Çfarë jemi ne polici e moralit?

Laci: Olsi nuk jemi në Sheriat këtu, të bëra pyetje tamam.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026