U vranë 4 persona| Sot 13 vite nga protesta e 21 Janarit, reagon Rama: Drejtësi!
Ditën e sotme shënohen 13 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku katër qytetarë mbetën të vrarë.
Viktimat e protestës së 21 janarit të vitit 2011 ishin Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Aleks Nika.
Në këtë përvjetor të kësaj ngjarjeje të trishtë, ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka reaguar i pari përmes një postimi në Facebook, ku kërkon drejtësi për 21 Janarin.
“MIRËMËNGJES🇦🇱
#DREJTËSIpër21JANARIN⚖️”, shkruan Rama.
Kujtojmë se protesta e opozitës së asaj kohe, të drejtuar nga Partia Socialiste degradoi në dhunë dhe përplasje, ku pas hapjes zjarr nga brenda ambienteve të Kryeministrisë, humbën jetën 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Ndërkohë familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi për të afërmit e tyre, pasi edhe pse janë kaluar 13 vite, ata pretendojnë se ngjarja nuk është hetuar siç duhet.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta