Masa për Berishën/ Rama: Pa u hetuar 21 Janari nuk do ketë drejtësi në Shqipëri

30 Dhjetor 2023 | 13:51

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar nga konferenca e fundvitit për masën e sigurisë ndaj liderit demokrat Sali Berisha.

Në fjalën e tij ai theksoi se nuk merret me dikë që është shpallur ‘non grata’ nga SHBA, duke shtuar se pa u hetuar vrasjen e 21 janarit nuk do të ketë drejtësi në vendin tonë.

“Për non-gratën nuk kam asnjë koment. Nuk merrem me dikë që është shpallur non-grata nga SHBA. E kam thënë që në krye të herës. Ëndrrat e mia janë më të mëdha se të lidhur me persona të caktuar. Nuk shoh ëndërr se si dënohen njerëz.

“Kurrë nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt të cilido parti. Partitë fitojnë zgjedhje për të çuar përpara vendin dhe partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët kështu që nuk e shoh absolutisht këtë si një fitore të PS-së apo si një fitore të Erionit apo Taulantit që kanë bërë me këmbëngulje që ta bëjnë me pasion detyrën e tyre.

Kjo është diçka që nuk ka lidhje fare me dëshirën, objektivin, nevojën për të parë si fitore faktin që cilido qoftë vihet nën trysninë dhe pastaj nën masat e drejtësisë. Ashtu sikundër, nuk do ketë drejtësi në Shqipëri deri kur të gjykohet 21 janari dhe pa u vënë para drejtësisë vrasësit dhe urdhëruesit e tyre, drejtësia do të jetë e gjymtuar moralisht dhe patjetër e pamjaftueshme sa i përket fuqisë së saj”, tha midis të tjerash”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026