GJKKO lë Berishën në arrest shtëpie, procedurat që do ndiqen pas vendimit
GJKKO ka miratuar kërkesën e SPAK që të vendoset masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Sali Berishën.
Ky i fundit ndalohet që të dalë nga banesa dhe të ketë komunikime me persona të tjerë, përveç atyre që jetojnë me të.
Pas këtij vendimi ndiqen disa procedura, konkretisht:
- Masa e arrestit në shtëpi merr fuqi menjëherë sapo vendos Gjykata
- Prokurori perpilon urdhërin dhe ja jep togës së shoqërimit.
- Toga e shoqerimit me këtë urdhër dhe me vendimin e gjykates, shkon ne adresn e subjektit që në këtë rast Berisha ka deklrauar në Gjyatë në rrugën “Mustafa Matohiti”
- Nëse e gjejnë në banesë bëhet ekzekutimi i vendimi dhe vihet në mbikëqyerje policore.
- Nëse nuk gjendet në banesë, shpallet në kërkim policor, gjendet personi, shoqërohet në banesë dhe bëhet ekzekutimi i vendimit për masën e sigurisë.
Sali Berisha do të vendoset në ‘arrest shtëpie’ dhe nën mbikqyrje policore, ka vendosur sot Gjykata e Posaçme.
Ndaj ish-kryeministrit kjo masë u mor sot nga GJKKO pas moszbatimit nga ana e tij të vendimit po të kësaj gjykate për ‘detyrim paraqitje’.
Berisha do të jetë i detyruar të qëndrojë në shtëpi dhe të mos ketë komunikim me asnjë person tjetër që nuk jeton me të, ndërsa zbatimi i masës do të jetë dhe nën mbikqyrje policore.
Ish-kryeministri dhe lideri i demokratëve akuzohet për korrupsion pasiv pasi po hetohet për çështjen e kompleksit Partizani, çështje për të cilën u prangos dhe u lirua më pas në masë ‘arrest shtëpie’ dhe dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos