GJKKO lë Berishën në arrest shtëpie, avokati: Vendimi u mor në panik, do e ankimojmë
Avokati Genc Gjokutaj ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat, në lidhje me vendimin e GJKKO për pranimin e kërkesës së SPAK që për Sali Berishën të vendoset masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.
Gjokutaj tha se ky vendim u mor në panik nga gjyqtarja Irena Gjoka, pasi sipas tij kjo e fundit kishte frikë nga provat që zotërojnë avokatët e Berishës ndaj saj.
Avokati theksoi se këtë vendim do e ankimojnë ndërsa nënvizoi se Berisha do të mbikëqyret nga policia, gjë të cilën Gjokutaj e konsideroi absurde.
“Përfundimisht Gjykata pranoi kërkesën e SPAK. Masa e sigurisë është ‘arrest shtëpie’ dhe ndalimi i Berishës jashtë shtetit. Kërkesën e kemi depozituar dje me postë. Nuk u shpreh fare me vendim për ta pranuar apo jo. Kishte panik për përjashtimin e gjyqtares. Ky vendim shoqërohet me vendimin e ndalimit. Pritej se kjo Gjykatë ka bërë shkelje më të mëdha. SPAK do të bëjë ekzekutimin. Vendimi ishte i thatë. Berisha ndodhet në banesë. Ne do ndjekim rrugën ligjore. Berisha do të ketë mbikëqyerje policore por nuk e di se si. Arresti i shtëpisë nuk shoqërohet me mbikëqyerje policore”-tha ai.
Sali Berisha do të vendoset në ‘arrest shtëpie’ dhe nën mbikqyrje policore, ka vendosur sot Gjykata e Posaçme.
Ndaj ish-kryeministrit kjo masë u mor sot nga GJKKO pas moszbatimit nga ana e tij të vendimit po të kësaj gjykate për ‘detyrim paraqitje’.
Berisha do të jetë i detyruar të qëndrojë në shtëpi dhe të mos ketë komunikim me asnjë person tjetër që nuk jeton me të, ndërsa zbatimi i masës do të jetë dhe nën mbikqyrje policore.
Ish-kryeministri dhe lideri i demokratëve akuzohet për korrupsion pasiv pasi po hetohet për çështjen e kompleksit Partizani, çështje për të cilën u prangos dhe u lirua më pas në masë ‘arrest shtëpie’ dhe dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore