Destinacion udhëton në Sarda, ishullin unik të 365 kishave

18 Mars 2021 | 18:33

Destinacion nga Rezarta Delisula në Euronews Albania viziton ishullin më të veçantë në Shqipëri, një ishull të vogël por ku gjenden rrënojat e 365 kishave të hershme. Është një destinacion që ofron shumë me magjinë natyrore dhe historinë e legjendave.

Do të shkojmë me varkë në ishullin e Sardës ose Shurdhahut, ndërsa do të vizitojmë katedralen e parë kushtuar shenjtores Nënë Tereza si dhe kishën e Dejës, ku gjenden eshtrat e Lek Zaharisë dhe dashurisë së tij Jerinës.

Vau i Dejës ose Danja e dikurshme është vetëm 77 kilometër nga qendra e kryeqytetit. Qyteti duket pak i rrëmujshëm, me një pedonale që përdoret edhe nga makinat.

Dom Marku është meshtar dhe prej 17 vitesh shërben në këtë vend të mirë. Ai na thotë se nga pikëpamja gjeografike Dioqeza e Sapës është shumë e shtrirë duke nisur në Fushë-Zadrimë, më pas në qytetin e Vaut të Dejës, duke vijuar më pas në verilindje, në Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës, Tropojë e Has.

“Kjo është një kishë katedrale, kisha e Ipeshmit. Kur janë festat që kemi ne si Pashkët, Ipeshki i mëson popullin rreth besimit të krishter katolik. Çdo dioqezë funksionon përmes famullive, ku çdo famulli ka një meshtar, që Ipeshkvi e cakton dhe ai është zëri i popullit,” – thotë famullitari Dom Marku.

Kisha e Shën Kollit është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XVIII (18) dhe është një objekt i vogël pasi në atë kohë ky vend ishte një fshat, i cili filloi të popullohej e të kthehej në qytet pas nisjes së punimeve për hidrocentralin e Vaut të Dejës në vitin 1975. Ajo ruhet mirë dhe nuk pati fatin e simotrave të tjera të shkatërruara më 1967-n.

Udhëtimi ynë do të vijojë në liqenin e Vaut të Dejës. Pikërisht 14 kilometër nga Katedralja ne do të takojmë Esmir dhe Gledis Laçaj, dy vëllezërit që do të na mirëpresin e do të na shëtisin në ishullin e rrallë të Sardës.

“Këtu ka qenë fshati në fillim, pastaj me ndërtimin e hidrocentralit u krijua liqeni dhe fshati u spostua poshtë në qytet. Gjyshi u kthye në fshat dhe duke parë rrethanat në ju përkushtuam turizmit. Qëllimi jonë është që një turist të kalojë një ditë këtu dhe për këtë I ofrojmë shërbim si fjetje, ushqim, kamping dhe shëtitje me varkë,” – tregon Gledis Laçaj, që punon si guidë.

Sapo zbresim në molin e Sardës apo Shurdhahut, syri na zë rrethimin e dytë të qytetit të lashtë, pjesa më e madhe e së cilit është nën ujë.

Dikur në këtë vend kishte 365 kisha, një për secilën ditë, por sot kanë mbetur 12 të tilla të cilat mund ti shohësh të tëra përmes një udhëtimi rreth e qark ishullit me varkë.

Kisha e Shën Mërisë ka qenë e ndërtuar në ishullin e Shurdhahut, (Sardës) dhe aty gjendet edhe sot. Famullitari i kësaj kishe ka qenë në atë kohë Dom Prend Miriskjau.

Sarda mendohet të ketë qenë një prej qendrave të rëndësishme dhe vend takimi mes shqiptarëve, ulqininakëve e gjakovarëve sepse anë Drinit ku ngrihej ky qytetërim ishte dogana e mallrave. Ndërkaq që në këtë ishull gjendet dhe banesa e Lek Dukagjinit.

Dhe largohemi nga vendi i kishave, të befasuar nga gjithçka mësuam e pamë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest

Një udhërrëfyes malor me përvojë nepalez u gjet i gjallë sot, të enjten, në shpatet e majës më të lartë të botës në Everest ,gjashtë...
15:50 | 04/06/2026

Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme

Rreth 1,500 persona janë liruar në Siri sipas një dekreti për amnisti të përgjithshme, tha Mazhar al-Wais, ministër i drejtësisë në qeverinë kalimtare të vendit....
15:50 | 22/02/2026

Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!

Në Korçë është zhvilluar Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira. Për 3 ditë me radhë, në garën e zhvilluar në fushën e aviacionit sportiv në...
19:33 | 22/12/2024