“Haremi i kirurgut”- Revoltohet aktivistja: A ka të drejtë një grua të ketë 7 burra?

22 Janar 2024 | 10:17

Një prej tematikave të emisionmit Goodmoorning Albanians, ishte dhe arrestimi i mjekut Dervish Hasi për kryerjen e marrëdhënieve me një vajzë të mitur 16-vjeçe, të cilën e prezantonte si gruan e katërt.

Elena Bogëjani, aktiviste shqiptare në Suedi e cilësoi poligaminë të papranueshme dhe mendësi të shteteve shumë të prapambetura.

Ajo tha se indoktrinimet fetare po i largojnë shqiptarët nga vlerat e tyre duke bërë që për shkak të fesë 300 shqiptarë t’i jenë bashkuar organizatës terroriste ISIS.

Ajo tha se asnjë grua nuk ka të drejtë të ketë 7 burra, duke nënvizuar se edhe në aspektet fetare gratë nuk mund të kenë barazi me burrat. Sipas saj poligamia përdoret për të shfryrë epshet seksuale të burrave.

“A ka të drejtë një grua me i pas 7 burra? Pikërisht këto sqarime po e dëmtojnë imazhin e shqiptarit. Nuk ka barazi, si feja e krishtere dhe ajo e myslimane e lejojnë poligaminë për burrat që të ushtrojnë epshet seksuale të vetat, pse nuk e lejojnë për gratë? Pikërisht këto indroktimi fetare i kanë çuar 300 ushtarë shqiptarë të luftojnë për organizatat terroriste?”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:18 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026