Vaksinimi me ‘AstraZeneca’, mjekja shqiptare në Britaninë e Madhe: Rreziku i mpiksjes së gjakut më i lartë tek gratë në moshë më të re
Mjekja shqiptarë në Britaninë e Madhe Ardiana Gjini tha për Euroneës Albania se vaksinini në këtë vend vazhdon me ritme të kënaqshme dhe nuk është ndërprerë në asnjë moment, teksa që nga dhjetori kur nisi ky proces, më se 25 mln njerëz janë vaksinuar me dozën e parë, 13 milionë nga të cilët me AstraZeneca.
Znj. Gjini tha se me gjithë skepticizmin ndaj AstraZeneca lidhur me rrezikun e mpiksjes së gjakut, hulumtimet në Britaninë e Madhe, ku janë raportuar vetëm 7 raste në mbi 20 mln vaksinime kanë treguar se rreziku efekteve anësore është shumë i vogël dhe tregojnë se benefitet e kësaj vaksine janë shumë më të mëdha se sa rreziku.
Sipas saj, në hulumtimet e bëra lidhur me këto raste janë hedhur disa hipoteza, një nga të cilat e lidh këtë efekt anësor me moshën, ku ka rezultuar se rreziku i koagulimit është me i shpeshtë tek femrat pak më të reja.
“Ka pasur raste të raportimit të koagulimit të gjakut dhe disa raste të koagulimit të venës qendrore të sinusit, që është tepër më e rrallë, por është ekzaminuar në detaje pse rastet e raportuara në Britani, ku mbulimi i të vaksinuare është 10 herë më i larët, kanë qenë më të ulëtat.
Ka disa hipoteza, një ndër to është se mund të ketë të bëjë me moshën, se ndoshta rreziku nga koagulimi intravaskular është ca më i lartë në femrat pak më të reja, por çdo përfundim është se nuk ka rrezik të ngritur nga vaksinimi me ‘AstraZeneca’”, tha mjekja.
Znj. Gjini tregoi se pas hulumtimit të bërë në këto 7 raste të identifikuara në Britaninë e Madhe u vendos që ato të analizohen më nga afër, në mënyrë që shtohet informimi që duhet t’u jepet njerëzve përpara se të shkojnë të vaksinën.
Ajo tha se benefitet e vaksinimit masiv në Britaninë e Madhe kanë nisur të ndihen prej javësh, ku numri i rasteve të reja ka rënë ndjeshëm, duke arritur në trendin e fundit të gushtit dhe fillimit të shtatorit dhe numri i vdekjeve ka rënë nga rreth 2 mijë në ditë në disa qindra.
“Tre indikatorët, numri i të shtruarve ka tre-katër javë që po bie numri i vdekjeve po bie, vdekshmëria në moshat e treta ka rënë mënyrë të ndjeshme dhe kjo i atribuohet shkallës së gjerë të vaksinimit me COVID”, tha mjekja.
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti