Trofeu i parë sezonal/ Superkupa e Italisë në Arabi, Napoli sfidon Interin

22 Janar 2024 | 18:46

7 herë e ka fituar Interi superkupën e Italisë, ndërsa synon ta fitojë këtë trofe sërish, ku mbrëmjen e së hënës përballet me Napolin. Rihadi mirëpret finalen e parë sezonale në Itali, ku kampionët në fuqi të Serisë A, sfidojnë zikaltrit.

Forma e skuadrave është krejt e kundërt nga njëra-tjetra, ndërsa dëmtimet nuk janë një problem. Shqetësimi më i madh për napoletanët është mungesa e OSimhen, i angazhuar me Nigerinë në kupën e kombeve të AFrikës, ndërsa Natan e Traore mungojnë për shkak dëmtimesh.

Në kampin zikaltër mungesa e konfirmuar është ajo e Cuadrado, e cila nuk pritet të përbëjë problem për Inzaghin, duke parë organikën që ka në dispozicion. Këtë sezon Interi dhe Napoli janë përballur në kampionat, aty ku milanezët morën një fitore të lehtë e të sigurt me rezultatin 0-3. Formati i këtij sezoni ishte ndryshe nga cka funksionuar më parë superkupa e Italisë. Pjesëmarrëse ishin 4 skuadra, fituesi i kupës dhe ekipi finalist, si dhe kampioni i Serisë A dhe vendi i dytë. Finalja luhet me ndeshje teke.

Ekipi që e ka fituar më tepër këtë trofe është Juventusi, plot 9 herë, i ndjekur më pas nga Milani e Interi me 7, si dhe Lazio 5 herë. Kujtojmë se në përballjet gjysmëfinale të këtij sezoni, Napoli eliminoi Fiorentinën, ndërsa Interi fitoi ndaj Lazios.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026