Kriza financiare në Liban pason protesta të dhunshme dhe qytetarë të zemëruar

19 Janar 2020 | 09:20

Me qindra njerëz u plagosën në Bejrut pasi policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopa gome për të shpërndarë protestuesit.

Demonstruesit hodhën fishekzjarre dhe gurë ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji. Shumë prej protestuesve ishin të armatosur me degë peme dhe shkruanin parulla pranë godinës së parlamentit.

Libanezët i janë rikthyer sërish protestive që prej muajit tetor. Përplasjet midis protestuesve dhe policisë vijnë me thellimin e krizës financiare në vend. 

Kabineti i kryeministrit Saad Hariri dha dorëheqjen në fund të tetorit pasi në vend shpërthyen protestat kundër korrupsionit qeveritar.

Libani ka një nga raportet më të mëdha të borxhit në botë që qëndron në më shumë se 150% të PBB-së së vendit.

Presidenti Michel Aoun u bëri thirrje forcave të sigurisë të mbrojnë protestuesit paqësorë dhe të punojnë për rivendosjen e qetësisë në qendër të qytetit.

Kryqi i Kuq i Libanit tha se 65 persona u dërguan në spitale dhe 100 të tjerë u trajtuan në rrugë, duke u bërë thirrje njerëzve të dhuronin gjak.

Në fillim të kësaj jave, protestuesit kryen aktet e vandalizmit në një zonë kryesore tregtare në Bejrut duke synuar kryesisht bankat private.

Kryeministri i sapoemëruar Hassan Diab pritej të njoftonte një kabinet të premten por përpjekja e tij e fundit dështoi për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026