Presidenti Meta dekreton katër anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

19 Mars 2021 | 15:21

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar këtë të premte emërimin e katër gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. Gjyqtarët e dekretuar, të cilët i shtohen trupës së Gjykatës së Lartë janë; Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi, që vijnë nga radhët e sistemit gjyqësor.

Me emërimin e katër emrave të rinj, Gjykata e Lartë nga sot bëhet me shtatë anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kreu i vendit shprehet i shqetësuar dhe kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të përshpejtojë procedurat për emërimet e tjera në Gjykatën e Lartë.

Presidenti Meta thotë se nëse KLGJ funksionon me këtë ritëm, plotësimi i Gjykatës së Lartë mund të bëhet realitet në mars të 2024.

“KLGJ duhet të angazhohet me seriozitet, për të vijuar me ritme më të shpejta procedurat për emërimet e tjera në Gjykatën e Lartë, duke vepruar me pavarësi, integritet, dhe transparencë, për plotësimin sa më shpejt të Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore dhe për t’i ofruar njëkohësisht kësaj Gjykate të gjithë mbështetjen e nevojshme”, thuhet në dekret.

Në Gjykatën e Lartë janë mbi 35 mijë dosje gjyqësore që presin shqyrtim, por mungesa e funksionimit të saj e ka bllokuar këtë proces, duke shkaktuar jo pak irritim tek palët e përfshira.

Bërja funksionale e Gjykatës së Lartë është edhe një nga kushtet, të cilat Shqipëria duhet të plotësojë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026