Amnistia për të dënuarit diskutohet në komisionin e sigurisë, përfitojnë 600 persona

23 Janar 2024 | 16:11

Komisioni i sigurisë diskutoi në parim këtë të martë kërkesën e qeverisë për nxjerr nga burgjet përmes amnistisë rreth 600 të dënuar për vepra të lehta penale.

Zv.ministri i drejtësisë, Klajd Karameta deklaroi se amnistia është rezultat i një analize të bërë për situatën në burgje dhe se nisma ka në vëmendje të veçantë gratë dhe të miturit.

Për kryetarin e komisionit të sigurisë, Nasip Naço është e gabuar nëse amnistia shikohet si një mënyrë për të eliminuar mbipopullimin e krijuar në këtë sektor. Sipas tij, mesazhi duhet të ketë një tjetër funksion.

Amnistia e fundit e kryer në vendin tonë është miratuar në vitin 2020. Për të liruar të dënuarit nga burgjet do të duhet që parlamenti ta votojë me shumicë të cilësuar prej 84 votash. Por për të arritur këtë duhen edhe votat e opozitës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026