Amnistia në burgje, ministri Manja kërkon nga Korça votat e opozitës në Parlament
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nga Korça ka kërkuar votat e opozitës lidhur me amnistinë.
Ai është shprehur se amnistia nuk ka të bëjë me diçka partiake të njëanshme ndaj për këtë i ka kërkuar kolegëve parlamentarë të opozitës për të votuar në seancën e radhës projektligjin e aministise.
Lidhur me ngjarjen e Peqinit, Manja është shprehur se drejtësia duhet të zbardhë ngjarjen e rëndë e njëkohësisht ka kërkuar një vëmendje më të veçantë për 12 policët e arrestuar, ku sipas Manjës, faji i vetëm i tyre ishte se ishin në turn në momentin e ngjarjes.
Manja është shprehur se përgjegjësia duhet të jetë individuale për atë ngjarje e jo kolektive.
Lidhur me masat e rrepta të sigurisë të ndërmarra në burgjet e Republikës së Shqipërisë, ministri i Drejtësisë ka shtuar se masa janë marrë jo vetëm për të burgosurit të rrezikshmerisë së larte por herë pas here ka patur masa të brendshme dhe për trupën policore.
Te gjitha këto ministri i Drejtësisë i ka bërë nga Korça ku ka qenë i pranishëm në hapjen e zyrës juridike e cila për qytetarët e Korçës do të jetë falas.
I pyetur nga Euronews Albania në rast se do të vijojnë lëvizjet në qeveri, Ulsi Manja është shprehur se kjo çështje i takon vetëm kapitenit të ekipit që sipas tij është Edi Rama, duke shtuar se e ka për privilegj të jetë lojtar i këtij ekipi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Projektligji për amnistinë i kalon Kuvendit, kategoritë e të dënuarve që përfitojnë
- Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për dhënien e amnistisë, kush përfiton
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë