Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për dhënien e amnistisë, kush përfiton
Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është votuar projektligji për dhënien e amnistisë.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili ka thënë se amnistia ka kryesisht qëllime humanitare.
Ai tha se janë rreth 600 të dënuar që do të përfitojnë nga Amnistia, nëse ajo merr miratimin në Kuvend, kryesisht të mitur dhe gra.
“Sapo përfundoi mbledhja e Këshillit të Ministrave dhe u votua projektligji për dhënie amnistie. Ky projektligj do të depozitohet në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët do të duhet të japin votën e tyre për vënien në funksion të kësaj amnistie.
Parimet e kësaj amnistie dihen, mbrojtja e interesit të të miturve, të cilët bashkë e gratë e dënuara janë përfituesit kryesorë, humanizmi etj. Nga kjo amnisti nëse miratohet në Kuvend, përfitojnë rreth 600 persona të dënuar”, u shpreh Manja.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë