VIDEO| Chelsea shënon 6 gola dhe shkon në finalen e Kupës, protagonist dhe Broja
Çelsi ia ka dalë të përmbysë Middlesbrough pas asaj humbje të pak ditëve më parë në ndeshje ne parë gjysmëfinale të kupës së ligës në Angli. Londinezët zhvilluan një paraqitje perfekte në ndeshjen e kthimit, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit, të cilët e shtangën që në fraksionin e parë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 15’ pas një autogoli të Howson, ndërsa protagonist padyshim ishte dhe Armando Broja. Në minutat në vijim Fernandes, Disasi dhe Palmer shënuan për të mbyllur pjesën e parë në shifrat 4-0.
Në fraksionin e dytë blutë vijuan sërish lojën sulmuese duke gjetur dhe dy herë rrugën e rrjetës me Palmer a Madueke, ndërsa Rogers shënoi të vetmin gol për miqtë, duke regjistruar rezultatin përfundimtar 6-1.
Në këtë sfidë, Armando Broja e nisi titullar, duke luajtur për 65 minuta, ndërsa sërish nota dhënë ndaj tij nuk ishte ajo e duhura. Kompanitë Flashscore dhe Sofascore, e vlerësuan futbollistin shqiptar si më të dobëtin në fushë për blutë, duke i vendosur notën 6.2 edhe pse 22-vjeçari ishte protagonist në dy nga golat e Chelseas. Skuadra e Pochettino avancon kështu në finalen e kupës së Ligës, aty ku pret ekipin tjetër, një mes Liverpool e Fulham.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta