United mposht Chelsean, “Djajtë” në vendin e 6-të, Aston Villa e “fortë” për Cityn

7 Dhjetor 2023 | 16:34

Java e 15-të e kampionatit anglez ka prodhuar rezultate interesante, ku bie në sy humbja e Manchester Cityt ndaj Aston Villas, si dhe fitorja e djajve të kuq në shtëpi me Chelsean.

Kampionët në fuqi të Premier League u shtangën në Villa Park, aty ku vendësit ia dolën ti bëjnë ballë superfuqisë së Guardiolës, madje duke marrë 3 pikët. Aston Villa ishtë dominuese në fushën e lojës, me pjesën e parë që u mbyll në shifrat 0-0.

Në fraksionin e dytë ishte Leon Bailey ai i cili shënoi golin e avantazhit për Aston Villan, i cili ishte dhe i vetmi i përballjes. Me këtë fitore skuadra ngjitet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit. Në Old Traford përpara 75 mijë të pranishmëve Manchester United shkëlqeu ndaj Chelseas duke rrëmbyer një tjetër 3 pikësh.

Mundësia më e mirë për ekipin e Ten Hag ishte në minutën  e 9-të aty ku Fernandes shpërdoroi një penallti, teksa 10 minuta më pas ishte McTominay që solli avantazhin. Një gol i Palmer në minutën e 45 riktheu ekuilibrat, teksa në pjesën e dytë sërish MCtominay në superformë shënoi vulosi fitoren 2-1.

Manchester United qëndron në vendin e gjashtë, ndërsa kampionati udhëhiqet nga Arsenali. Më pas renditen me radhë Liverpoo;, Aston Villa, Manchester City dhe Tottenham.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026