Përgatitjet për Maturën Shtetërore, fokusi tek gjuha shqipe dhe letërsia

24 Janar 2024 | 16:48

Matura Shtetërore ka nisur përgatitjet për provimet e fundit. Rezultatet e vitit të kaluar, por dhe testi i PISES kanë sjellë dhe njëherë fokusin në problematikat që kanë nxënësit.

“Problematika ka të bëjë me letërsinë dhe gjuhën që sa vjen e zbehet. E hasur çdo vit, kemi filluar që nga klasa e dhjetë dhe argumentimi dhe forca e argumentit janë ato që punohet fort për të arritur drejt zgjidhjes…Nxënësit duhet të lexojnë saktë, drejtë dhe t’i orientohen pjesëve kyç brenda një fragmenti, dhe kjo është ajo që i penalizon duke mos e qasur realitet me atë çfarë lexojnë”, thotë Esmeralda Patoshi, mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Orët e këshillimit, konsultimet, por dhe tezat parapërgatitore, janë disa modele ku nxënësit e gjimnazeve janë orientuar për t’u përgatitur për provimet e maturës 2024.

“Puna ime personale është rritur, duke qenë se datat po vijnë, kam filluar fazat parapërgatitore. Kam punuar me orët konsultime…kemi punuar me lloj-lloj tezash, zgjidhim problema matematike. Sigurisht, çdo gjë që të jem sa më e gatshme”, thotë Emili Aga, maturante.

Gjuha shqipe dhe letërsia ishte ajo lëndë që ngriti polemika të shumta. Kjo, pasi nxënësit patën rezultate të dobëta, ku ajo që u vu re ishte mungesa e mendimit kritik në shkrimin e esesë por dhe gabimet drejtshkrimore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026