Maturantja shkruan libër për fizikën, Moana Gorezi: Dua ta kuptojnë dhe të tjerët
Një 17-vjeçare në Tiranë ka botuar një libër për fizikën, i cili përdoret si botim orientues për nxënësit e klasave të ulëta.
Moana është nxënëse në vitin e tretë. Edhe pse ende është në bankat e shkollës, ajo ka marrë rolin e mësuesit, për nxënësit e klasave më të vogla.
17-vjeçarja, ka publikuar një libër “Fizika Kuantike për fëmijë”. Libri përban njohuri nga fiizka, por të shpjeguara, nga Moana, për më të vegjlit.
“Në shqip nuk besoj të ketë një kuptim të mirëfilltë, por flet për gjërat shumë shumë të vogla, grimcë që është shumë e vogël, përtej kuptimit tonë, përtej mikroskopit, janë gjëra që unë i kam mësuar vetë, shikoja video dhe kërkoja për kuantikën dhe të gjithë infromacionin që unë mblodha kërkoja në internet sesi mund ta sjell tek fëmijët, në një mënyrë më të kuptueshme”,-tha Moana Gorezi.
Mësuesit e Moanës, të cilët kanë qënë dhe redaktorët e librit, thonë se çfarë ndryshimesh ka libri i nxënës së tyre, nga librat e tjerë, të fizikës.
“Anjshtanji ka një shprehje shumë të bukur që thotë “nëse një term nuk ja shpjegon një fëmije, ti nuk e ke kuptuar si duhet vetë atë”, tek Moana shumë terma të vështirë të fizikës për moshën e saj ishin të përpurara dhe bluara aq mirë, i shpjegonte me shumë lehtësi. Ne në situata të tilla i futemi që të gjejmë gabime por interesante ishte që realisht nuk kishte asnjë vend ku të ndërhyja. Kjo aftësia e saj për ti bërë gjerat e thjeshta në fizikë është e lindur”,-tha mësuesi i saj i Fizikës Kastriot Capa.
Moana në shkollën e saj, po ndihmon klasat e 6-7 në lëndën e fizikës. Mësuesit e kanë rekomanduar librin e saj, si një ndihmë për ta. Deri më tani kanë pasur rezultate positive.
“Fizika është e ftohtë si shkenc dhe librat shpeshherë janë dhe pak të lodhshëm dhe ajo që vija re tek libri i saj është se ka një qasje komplet tjetër, duket sikur po lexon një përrallë në darkë fëmijës, sikur po i lexon diçka më tepër argëtuesese sesa diçka që po mëson prej saj”,-tha profesori i Fizikës.
Fizika e ka shoqëruar Moanën gjatë gjithë jetës. Nëna e saj, ka qënë pedagogë fizike, ndaj siç Moana thotë, diskutimet për fizikën nuk kanë munguar në familjen e saj. E ardhmja, patjetër që i përkët kësaj lënde.
“Besoj se do zgjedh një degë fizike dhe besoj se do ta inkorporoja në çdo gjë që do bëj në jetën time. Do studioj për Fizikë ky është plani”,-tha maturantja Moana Gorezi.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore