Premierë “Testamenti”, një komedi e zezë nën interpretimin e Viktor Zhustit

24 Janar 2024 | 19:35

“Testamenti”, komedia e zezë me autor dhe regjisor Leka Bungon, dhe interpretimin e jashtëzakonshëm të Viktor Zhustit do të shfaqë premierën e shumëpritur me 31 janar.

E gjithë historia e Shqipërisë e treguar nga komunisti Kuqo, një personazh thuajse i fandaksur i cili i vetëm në skenë do të ndërtojë një marrëdhënie delikate me publikun mes të cilëve ata që e kanë jetuar periudhën e komunizmit dhe ata të cilët jetojnë në ditët e sotme.

“Testamenti” është një shfaqje tejet intime, thellësisht sarkastike, dhe shume sfiduese për Zhustin i cili për thuaj 60 minuta do të mbajë peshën e të gjithë perfomancës.

Kjo vepër premton të jetë epitomë e përsosmërisë teatrale, e cila do t’i bëjë spektatorët të buzëqeshin hidhur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026