Festivali i Komedisë në Korçë/Kokofest bën bashkë ikonat e teatrit e filmit shqiptar
Në Korçë ka nisur edicioni i 10-të i festivalit të komedisë. Këtë vit në skenë janë ngjitur trupat e teatrove nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Për të dhjetin vit me radhë në Korçë organizohet festivali mbarëkombëtar i Komedisë.
Edhe këtë vit pjesë e këtij festivali janë bërë trupat e teatrove të Tiranës, Korçës, Durrësit, Gjakovës, Prizrenit dhe Shkupit.
Për drejtoren e qendrës së artit dhe kulturës Zamira Kita organizimi i një festivali si ky, me kaq vite, nuk ka qenë aspak i lehtë por falë dashamirësisë së institucioneve ja kane dalë jo vetëm për të mbajtur në skenë komedinë mbarë shqiptare por të sjellin në këtë festival edhe autorët më të mëdhenj të Komedisë botërore
Ajo që është po kaq e rëndësishme është fakti se pjesa e këtij festivali çdo vit janë bërë ikonat e teatrit dhe filmit shqiptar.
Edhe për aktorët e njohur të skenës dhe filmit shqiptar Timo Flloko dhe Eva Alikaj, ky festival i bën nder Komedisë dhe humorit shqiptar por për aktoren e njohur vitet e fundit humori duket se ka humbur aktorët, krijuesit por dhe vëmendjen.
KokoFest ka çelur natën e parë mbrëmë me komedinë e Shekspirit “Nata e Dymbëdhjetë” me regji të Dimitris Milonas, komedi e cila është vënë në skenë me trupën e teatrit të Korçës ndërkohë që deri në datën 9 shtator çdo natë do të ngjiten në skenë trupa të tjera të komedisë mbarë shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Shqipëria, Europa e sapo zbuluar”, Gazeta greke: Dtinacionet që duhen vizituar
- 2 të arrestuar për kultivim drogë, mbi 10 mijë bimë kanabis të sekuestruara
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë