“Shqipëria, Europa e sapo zbuluar”, Gazeta greke: Destinacionet që duhen vizituar
Turizmi në Shqipëri ka tërhequr këtë vit dhe vëmendjen e medias greke, duke e renditur atë si një nga deviacionet më të preferuara të turistëve të huaj.
Shqipëria nuk u ka shpëtuar syrit të mediave, këtë herë atyre greke. Pikërisht gazeta greke “TravelGo”, ka listuar vendet më të preferuara nga turistët e huaj, në Shqipëri. Madje ata kanë bërë dhe një koment për secilin vend, duke sugjeruar destinacionet e reja.
“Vendi ynë fqinj, ka bukuri natyrore dhe atraksione përtej imagjinatës suaj – nga plazhet që plotësojnë të gjitha shijet deri te vendet arkeologjike dhe peizazhet malore të lë pa frymë”, kështu e nis shkrimin gazeta greke.
Tirana është e para në listë si, kryeqyteti ku e vjetra dhe modernja, janë kompozuar më së miri bashkë. Berati është i dyti në listë, Maldivet e Shqipërisë, Ksamili nuk kishte sesi të mos i shpëtonte syrit të gazetës greke.
Butrini, Gjirokastra, Shkodra, Alpet e Shqipërisë, Apolonia Plazhi i Gjipesë, janë disa nga destinacionet më të preferuara të turistëve të huaj, e që sipas gazetës pritet që të sjellin një bum turistësh edhe vitin që vjen.
Çmimet e lira, mikpritja janë disa nga shumë arsye të tjera, që sugjerohet që të vizitohet Shqipëria.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani