20 vite AK-Invest & MoneyGram| CEO i MoneyGram Int. për herë të parë në Shqipëri

24 Janar 2024 | 21:02

MoneyGram është një kompani e teknologjisë financiare. Ajo ka një shtrirje globale, duke mundësuar transfertat dhe menaxhimin e parave thuajse në të gjithë globin. Prej 20 vitesh ajo është e pranishme edhe në tregun shqiptar.

Drejtori i Përgjithshëm ekzekutiv i MoneyGram Int, Alex Holmes tregoi në një intervistë për Euronews Albania sfidat me të cilat përballet MoneyGram në aktualitetin që jetojmë, por edhe në perspektivë.

Intervista e plotë

Z. Holmes, faleminderit shumë vërtet që gjetët kohë të bisedoni me ne!

Është kënaqësi për mua. Absolutisht. Faleminderit edhe ju për kohën! Është mrekulli të jesh në Tiranë dhe në Shqipëri. Është mrekulli të takohem me ju. Faleminderit shumë!

Thatë se ishte përvoja juaj e parë në Shqipëri. Cilat janë përshtypjet tuaja paraprake nëse mund të pyes?

Para së gjithash, janë njerëz të mrekullueshëm. I kam njohur prej shumë kohësh  shqiptarët jashtë Shqipërisë. Pa dyshim, kam shumë admirim për punën e tyre të palodhur dhe për atë që bëjnë kur largohen nga vendi dhe dërgojnë para. Vendi është absolutisht i bukur, për të ardhur në një ditë shumë të kthjellët, për të parë malet në të majtë, oqeanin në të djathtë dhe për të parë palmat me ajër të freskët dhe borën, është spektakolare. Pra, absolutisht e bukur. Qyteti është fantastik, duket i gjallë… I zhurmshëm. I zhurmshëm, patjetër. Mrekulli. Jam tunduar të vij rreth 3 herë  dhe çdo herë ka ndryshuar pak. Jam përpjekur të vizitoj tregjet tona më të rëndësishme dhe pa dyshim, ai që kemi këtu në Shqipëri, është një nga tregjet më të rëndësishme në botë dhe është shumë emocionuese t’ia dalësh në fund.

Bukur. Z. Holmes, MoneyGram operon në formë digjitale në 75 vende të ndryshme, por mundëson transferime parash në 200 destinacione të ndryshme. Në thelb, ofron mbulim mbarëbotëror, por pyetja është: a i ka përmbushur kompania juaj pritshmëritë dhe objektivat e paracaktuara që nga momenti kur e krijuat?

Po, mendoj se kjo është një pyetje e bukur. Si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, detyra ime është të vazhdoj të eci përpara dhe të them se përherë mund të bëjmë më shumë dhe më mirë, por kemi pasur disa vite të mahnitshme dhe ndryshimi që kemi zbatuar që nga viti 2016, ka qenë të mendojmë për të lëvizur biznesin tonë, i cili është kryesisht me para për të menduar në mënyrë më digjitale. Kështu, kemi mundësuar që mbi 150 vende të digjitalizohen. Shqipëria është gati të fillojë me një produkt digjital për ne me partnerin tonë këtu AKI. Pra, shumë emocionuese dhe fantastike për t’u parë, tani rreth 53% nga transaksionet tona globale janë digjitale. U mundëson konsumatorëve jo vetëm të dërgojnë dhe të marrin para, por tani të dërgojnë edhe në mënyrë digjitale në të gjithë botën dhe së shpejti të jenë në gjendje t’i marrin në mënyrë digjitale në Shqipëri. Pra, në thelb, ky është niveli tjetër. Pikërisht. Po e çojmë në nivelin tjetër. Unë gjithmonë mendoj për risitë.

Z. Holmes, “MoneyGram” ka qenë i pranishëm, siç e përmenda në hyrjen time, për rreth 20 vjet në Shqipëri. Ç’mendoni për këto dy dekada të pranisë suaj në këtë vend?

Është absolutisht përvojë fantastike këtu në Shqipëri. Mendoj se se vizioni që themeluesi, Iliri zbatoi, ishte të mendonte shumë ndryshe si të mbështesnin shqiptarët jashtë vendit, duke u siguruar që të mund të merrnin para në këtë ekonomi dhe të ndihmonin vërtet familjet dhe miqtë e tyre këtu. Siç e dini, ekonomia ndryshoi nga e kaluara historike që kishte Shqipëria. Mendoj se rritja ekonomike që kemi parë gjatë 20 viteve të fundit, ka ndihmuar rreth 10 për qind të PBB-së nga remitancat që vijnë në treg. Pra, ajo që ne bëjmë jashtë vendit për të ndihmuar në dërgimin e parave këtu, është absolutisht kritike për të ndihmuar në mbështetjen e kësaj rritjeje. Përqindja e remitancave është në rënie. Kjo tregon se ekonomia po rritet më shpejt sesa kërkesa e parave për të hyrë dhe mendoj se kjo është një shenjë progresi dhe dëshmi reale e asaj që ka ndodhur këtu në vend.

Z. Holmes, pasi po flasim për Shqipërinë dhe duke qenë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i një kompanie shumë ambicioze, nëse më lejohet t’ju pyes zotëri, cili është plani më ambicioz që keni për Shqipërinë në të ardhmen e afërt?

Atëherë, plani më ambicioz i partnerit tonë këtu, “Ak Invest”, është të krijojë aplikacionin “e-Reja”, që është aplikacioni i tyre i ri i pagesave që u mundëson konsumatorëve këtu të përdorin celularin e tyre për të marrë para, për të bërë pagesa dhe për të lëvizur para midis llogarive të ndryshme. Kështu, për ta nxjerrë atë produkt në treg, ka qenë thjesht një përpjekje e madhe këtu në Shqipëri, duke punuar me Bankën Qendrore, duke marrë miratimet, garantimi i pajtueshmërisë, por e kemi parë atë produkt që do të zbatohet, mendoj se është do të jetë transformuese për shqiptarët këtu.

Kur do të ndodhë?

Nga sa kam parë nga testimet, duket bukur, aplikacioni po funksionon absolutisht për pjesën e pagesave, duhet të fillojë shpejt. Pra, mendoj se në javët e ardhshme do ta shihni në treg dhe do të bëjmë shumë promovime dhe gjëra emocionuese për të.

Shkëlqyeshëm. Shkëlqyeshëm. Z. Holmes, teksa po bëhesha gati për këtë intervistë, lexova më shumë për këto pagesat e drejtpërdrejta digjitale. Thjesht doja t’ju pyesja pse dhe si e keni zhvilluar atë? Sepse duket shumë interesante dhe mahnitëse për sa i përket efikasitetit.

Po, absolutisht. Konsumatorët kudo mbajnë pajisje celulare. Për të marrë pajisjen celulare, për të marrë ndërveprimin social, për të shtuar video, për të shtuar mesazhe, për të shtuar përmbajtje të mediave sociale është po aq e rëndësishme për të sjellë më pas shërbime financiare. Mendoj se konsumatorët po kërkojnë shumë të kontrollojnë jetën në dorën e tyre dhe të mendojnë ndryshe sesi i transferojnë paratë drejt aftësisë për të dërguar shuma të vogla dollarësh te njëri-tjetri, mundësinë për të marrë shuma të mëdha, për ta çuar përtej kufirit, për të bërë pagesa nëpërmjet një telefoni. Në të vërtetë, mendoj se kjo e përcakton fazën tjetër të evolucionit, të ndërveprimit me konsumatorin. Pagesat e drejtpërdrejta, kudo që të jeni në botë, janë një pjesë e rëndësishme e kësaj, që konsumatorët të mblidhen së bashku, që kushdo në ekonomi të mendojë ndryshe. Për ne është puna që dimë të bëjmë më mirë, ndihmojmë në lëvizjen e parave dhe ndërveprimin me njerëzit dhe thjesht mendojmë si ta bëjmë më të thjeshtë për ta.

A mendoni se do të dominojë pagesat tradicionale, do të mbizotërojë mbi pagesat tradicionale, apo mendoni se do të ekzistojnë të dyja?

Po, mendoj se do të ekzistojnë të dyja. Paraja është ende mbret kudo në botë. Pavarësisht sa përpiqemi t’i çojmë gjërat përpara, paratë ekzistojnë ende. Gjithmonë ke pak para me vete, por mendoj se sa më shumë të mund t’i bëni gjërat në mënyrë digjitale, sa më shumë të mund të mendoni për pagesat, pasi pajisja celulare është e thjeshtë, mund t’i shtoni sigurinë, mund të shtoni besim, mund të shtoni transparencë, shumë ndryshe nga bota e parave në dorë. Pra, po shohim rënie të parave në dorë dhe pushtimin digjital, por mendoj se do të kalojë edhe një dekadë para se të mund të shohim plotësisht një ndryshim të madh, por po lëviz shpejt dhe është emocionuese të shohësh dhe të jesh pjesë e saj.

Absolutisht. Z. Holmes, ju përmendët sigurinë kritike të botës. Për sa i përket “MoneyGram”, a ka një sistem të sigurt për të luftuar kërcënimet dhe sulmet kibernetike për t’u siguruar që gjithçka funksionon mirë?

Po, është një botë shumë interesante dhe sfiduese. Gjithmonë AML dhe KYC e kuptojnë kush janë klientët, kuptojnë ku vijnë paratë, burimin e fondeve dhe ku po shkojnë, por nëse bëhemi më digjitalë, po, pasi siguria bëhet shumë e rëndësishme. Menaxhimi i rrezikut në internet është po aq i rëndësishëm sa çdo menaxhim rreziku në botën e parave. Bëhet më komplekse në botë digjitale. Ka mashtrues dhe njerëz që bëjnë gjëra të këqija dhe përpiqen të përfitojnë nga kjo. Pra, ne investojmë qindra miliona dollarë në sistemet e pajtueshmërisë, duke përfshirë sigurinë kibernetike çdo vit për të vazhduar të sigurohemi që kemi transaksione të sigurta dhe të mbrojtura. Në thelb ju garantoni për sigurinë e kompanisë suaj në të ardhmen e afërt. S’kemi zgjidhje tjetër. Do të jetë e vështirë të jemi në biznes nëse s’mund ta bëjmë.

Absolutisht. Z. Holmes, ishte kënaqësi dhe privilegj për mua të flisja me ju.

Po ashtu edhe për mua. Shumë faleminderit! Kënaqësi e vërtetë. Faleminderit!

 

 

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026