Kirurgu dhe 16-vjeçarja u martuan me “Nikah”, teologu: Martesë me miratim në Islam
Në rastin e abuzimit seksual me të ndodhur në Tiranë, ku 42-vjeçari Dervish Hasi me profesion kirurg shfrytëzonte një 16-vjeçare, u përfol se ata kishin bërë një martesë sipas traditave të fesë Islame, me Nikah.
Teologu Vladimir Kera ka treguar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews se çfarë është Nikah dhe si funksionon.
Ai tha se Nikah është kontrata sociale, e cila sipas tij është ligjore dhe shërben për t’i dhënë martesës rëndësinë e duhur.
Në vendet ku kleri mysliman nuk ka autoritet ligjor, ai tha se Nikah është martesa në gjendjen civile.
Sipas teologut, Nikah është një martesë me miratim në Islam, që kërkon dakordësinë e vajzës dhe prindërve të saj.
“Martesa nuk është një akt i rëndomtë, është e rëndësishme. Duke qenë se kryesore është shëndeti i jetës, ruan atë që na jep jeta, që është familja. Ka një sërë normash që e zbukurojnë martesën. Nikahu është kontrata, kontrata sociale që tashmë është ligjore. E para është dakordësia.
E dyta është dakordësia e prindërve nëse vajza ka qenë e pamartuar më parë. Pasi nëse vajza ka qenë e martuar njëherë, ka autoritetin e vetë për të vendosur për martesën e dytë. Prindi këshillon, vajza zgjedh. Prindi këshillon për arsye që ose ai di më shumë.
Në vende si ne një klerik ka vetëm autoritet moral dhe jo ligjor. Nëse dikush martohet në gjendje civile duke pasur dëshmitar… Nëse një martesë bëhet në gjendje civile nuk ka nevojë për hoxhë. Pra nikahu është ligji, martesa në gjendjen civile. Fakti që shkojnë te hoxha, shkojnë për t’u këshilluar më shumë”, tha Kera.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar