Grabitet taksisti në Tiranë, klienti e qëllon me thikë dhe i merr paratë

25 Janar 2024 | 09:27

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi i vodhi një shumë parash një taksisti me të cilin po udhëtonte.

I riu goditi me një mjet prerës taksistin, i mori paratë dhe tentoi të largohej me vrap, por pas ndjekjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, 24-vjeçari u arrestua në flagrancë.

Taksisti 57-vjeçar u transportua me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë që materialet në ngarkim të të riut i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se ditën e djeshme, rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Rrugën e Kavajës, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë një shumë parash, goditur me mjet prerës, taksistin me të cilin udhëtonte, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i ndjekjes së menjëhershme, në rrugën “Sandër Prosi”, është kapur nga shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shtetasi G. M., 24 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, orët e para të ditës së djeshme, ka hipur në një taksi në rrugën “Ibrahim Rugova”, dhe gjatë udhëtimit, ka goditur me mjet prerës shoferin e taksisë, shtetasin M. K., 57 vjeç, duke i vjedhur atij një shumë parash, dhe më pas është larguar”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026