Seanca u mbyll për 12 minuta/ Salianji: E vunë përfund Parlamentin! Kemi 3 kërkesa
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, foli për mediat pas seancës së ditës së sotme, e cila zgjati vetëm 12 minuta. Salianji tha se Parlamenti është vënë përfund nga qeveria Rama dhe i përgjigjet vetëm atij.
“Vënë përfund edhe Parlamentin përveçse të gjithë institucionet e tjera. E kam thënë dhe e them , se të gjitha institucionet i nënshtrohen Edi Ramës, duke mos respektuar as kushtetutë dhe as ligj. Me një lehtësi jo vetëm ekstreme, por në papërgjeshmëri të funksionit të parlamentit por edhe të secilit prej deputetëve që nuk kanë rolin e deles por të përfaqësuesve të popullit.
Votohen ligjet pa asnjë diskutim, kalohen në mënyrë të përshpejtuar dhe nuk merren me thelbin e problemit që ka sot Shqipëria. Ne kemi tre kërkesa kushtetuese, të cilat nuk na i garanton Edi Rama, Lindita Nikolla, apo asnjë nga Partia Socialiste, ne po kërkojmë bashkëkryetarin e reformës zgjedhore, siç e keni parë 47 deputetë që përbëjnë shumicën e grupit parlamentar të opozitës, kërkojnë të kenë përfaqësuesin e tyre në reformën zgjedhore, dhe propocionaliteti është i mirëpritur. Së dyti kërkojmë komisionet hetimore dhe e treta të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike”,-tha Salijani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta