Mbyllet mes kaosit seanca plenare, maxhoranca voton projektligjet brenda 12 minutave

25 Janar 2024 | 10:34

Është mbajtur mes tensioneve seanca plenare e kësaj të enjteje, ku deputetët e opozitës, pjesë e Rithemelimit, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Duke mbajtur pankarta në duar deputetët nuk kanë lejuar zhvillimin e seancës normale.

Nën zhurmën e bilbilave, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kaloi direkt në votimin e pikave të rendit të ditës.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, tentoi të shkonte drejt kryeministrit Rama me një pankartë në duar, ku shkruhej “Vrasësi i demokracisë”.

U desh ndërhyrja e Gardës që të normalizonte situatën.

Ndërkohë që seanca u mbyll brenda 12 minutave, pas votimit të projektligjeve nga maxhoranca.

Opozita zgjodhi të mos vijonte me skenarët e vitit 2023, ku bllokonte foltoren me grumbuj karrigesh dhe duke ndezur flakadanë në sallë.

Këtë herë deputetët zgjodhën të mbanin pankarta në duar dhe të pamundësonin zhvillimin e seancës përmes zhurmuesve.

Në një prononcim për media, në përfundim të seancës plenare, deputeti i PD Ervin Salianji theksoi se opozita nuk do të tërhiqet nga aksioni i saj, por do të ta diversifikojë atë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026