“Dosjet sekrete vijnë të mbyllura”- Zbardhen dëshmitë për çështjen “Beleri” në GJKKO
Ditën e sotme, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është mbajtur procesi në ngarkim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.
Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se gjatë seancës së sotme janë pyetur Kancelari i Prokurorisë së Vlorës, Përparim Hoxha dhe Kancelarja e Gjykatës së Vlorës, Frida Gani.
Hoxha deklaroi se si Kancelar nuk ka përpiluar asnjë shkresë apo dokument për SPAK apo GJKKO për çështjen “Beleri”.
Ndërsa Frida Gani është shprehur se dosjet sekrete nga Prokuroria shkojnë të mbyllura me zarf, shënohen në regjistër dhe më pas i dërgohet si zarf i pahapur gjyqtarit që është i gatshëm.
Përparim Hoxha: Unë nuk kam akses as tek protokolli as tek regjistrar e çështjeve. Këtë funksion e kryen kryesekratarja e cila herë pas here ndihmohet edhe nga persona të tjerë, për shkak të volumit të punës. Nuk ka në Prokurorinë e vlorës, një punonjës specifik për protokollin. Si Kancelar nuk kam përpiluar asnjë shkres apo dokument për SPAK dhe GJKKO, për çështjen Beleri. Prokurorët e gatshëm përcaktohen nga drejtuesi i Prokurorisë, cdo muaj. Në rast të zgjedhjeve ka më shumë prokuror të gatshëm, për shkak të ngjarjeve.
Frida Gani, Kancelarja e Gjykatës së Vlorës: Kancelari nuk merret me regjistrat ose protokollet, me këto merret kryesekretaria. Dosjet sekrete nga Prokuroria vijnë të mbyllura me zarf, shënohet në regjistër dhe më pas i dërgohet zarf i pahapur gjyqtarit që është i gatshëm. Për veprime të ngutshme, nuk e di nëse administrata ka dalë jashtë orarit zyrtar 08:00-16:00.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
“Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm
- 08:54 Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
- 08:53 Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt