Kush e pagoi për vrasjen në burg? Mjacaj pranon të bashkëpunojë me hetuesit
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Sokol Mjacaj ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit dhe është në proces për t’u penduar dhe bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.
Mjacaj pritet t’u rrëfejë hetuesve motive që e shtynë për kryerjen e vrasjes së Arben Lleshit në ambientet e burgut të Peqinit.
Ai pritet të zbulojë nëse vrasje është kryer me porosi nga jashtë burgut dhe kush janë personat që e kanë paguar për eliminimin e objektivit.
Kujtojmë se më herët këtë të enjte Gjykata e Apelit liroi nga paraburgimi drejtorin e burgut të Peqinit Kamber Hoxha dhe 10 punonjës së këtij institucioni.
Arrestimet e tyre u kryen pas dyshimeve se arma e përdorur nga i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjaçaj, me të cilën kreu ekzekutimin, mund të jetë futur dorazi në ambientet e burgut në bashkëpunim me punonjës të policisë.
Armën e krimit autori tha se e ka siguruar rreth 1 muaj e gjysmë më parë, kohë kur skaneri mund të ketë qenë i prishur.
Fillimisht u aluadua se arma u fut me anë të një droni, por duket se hetuesit e kanë rrëzuar si pistë.
Megjithatë Mjaçaj vuan dënimin me burgim të përjetshëm pasi në korrik të vitit 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit grabiti dhe vrau dy turistë çekë.
Ndërsa viktima Arben Lleshi ishte i dënuar me 32 vite burg për një vrasje të kryer në Britaninë e Madhe. I plagosur si pasojë e këtij konflikti mbeti edhe i dënuari tjetër Indrit Shaqe.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet