“Hape derën se do të vras”- Vëzhguesi i ajrimit në Peqin: Si u përballa me Mjacajn

19 Dhjetor 2023 | 12:48

Euronews Albania ka siguruar dosjen hetimore të vrasjes së Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.

Në dosje Indrit Dubali, punonjës i burgut të Peqinit në sektorin e ajrimit, ka deklaruar se është kërcënuar me armë nga i dënuari Sokol Mjacaj që të hapte derën kryesore të ajrit nga më pas i dënuari hyri në dhomën e takimeve.

Ky ishte momenti pasi i dënuari me burg përjetë kishte vrarë të dënuarin tjetër Arben Lleshi.

“Unë në momentin e ngjarjes isha jashtë në ajrosje dhe po prisja te futeshin te burgosurit ne sektorin nr 1. Kaluan disa nga te burgosurit dhe u drejtuan për te dera për tu futur brenda. Ne oren 13:50 dëgjova një zhurmë që erdhi nga kolona 1+2 në katin e parë të burgut. U hutova për momentin dhe afrova për të parë se çfarë ndodhi. Në ato momente pashë që u kthye mbrapsht i burgosuri Sokol Mjacaj me një armë në dorë dhe ma drejtoi drejt meje për të më gjuajtur. Pasi më drejtoi armen më tha: “Hap derën kryesore të ajrimit, se përndryshe do të vras”. Nën kërcënimin e armës u detyrova hapa derën , pasi u tremba dhe u hutova. Ne momentin që hapa derën ai vrapoi rreth vendit ku bëhen takimet dhe kuzhina, nuk dinte ku të shkonte, kërkonte një mënyrë për t’u arratisur. Vrapova mbas tij me 2 të burgosur të tjerë për ta ndaluar, konkretisht me shtetasit Indrit Shaqa i cili ishte i plagosur gjatë ndjekjes dhe Tomorr Caushi. Nuk dëgjoi thirrjeve dhe u fut direkt ne korridorin e takimeve dhe tërhoqi derën nga brenda por nuk e mbyllte dot. Brenda ishin punonjëset e takimeve dhe tërhoqa derën dhe nxora punonjësen Burbuqe Manahasa nga dhoma. Dolën punonjësit që ishin brenda te cilët ishin kërcënuar që mos lini të futet njeri brenda. Ngeli vetëm shtetasi Sokol Mjaca në korridor dhe e mbylli plotësisht dhomën. Kërkonte takim vetëm me Prokurorin e Përgjithshëm. Kemi bërë thirrje disa herë për t’u dorëzuar nga Drejtori Burgut dhe nuk pranonte të dorëzohej. Me pas kam ikur ngaqë u bënë shume veta dhe lëviza nga ai vend”, ka thënë Dubali.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026