Pas dështimit në Superkupë, Barcelona i jep lamtumirën Kupës së Mbretit në Spanjë
Pas dështimit në Superkupën e Spanjës, Barcelona i ka dhënë lamtumirën edhe kupës së mbretit, teksa u eliminua nga Athletic Bilbao. Skuadra e udhëhequr nga Xavi Hernandez nuk ia doli dot të shkonte më tej në këtë kompeticion, me baskët që fituan me rezultatin 4-2.
Sfida nisi më mirë për Bilbaon që shënoi golin e parë me Guruzetan. Barcelona do të jeptë idenë se fitorja do të shkonte në favor të katalanasit, kjo për fakti nse arriti ta përmbysë rezultatin në 1-2 pas golave të Lewandowskit e Yamal. Në fraksionin e dytë Sancet barazoi shifrat në 2-2, ndërsa me të njëjtin rezultat do të mbyllej 90 minutëshi. Në shtesë, dy vëllezërit Williams do të shënon nga një gol secili për të regjsitruar rrezultatin 4-2, me Bilbaon që avancon në gjysmëfinale, ndërsa Barcelona ndërpret rrugëtimin.
Në përballje tjetër ishte Mallorca që fitoi ndaj Gironës pa shumë vështirësi, me kryesuesit e La Ligas të cilët janë të përqëndruar më tepër në kampionat. Larin dhe 1 dopietë e Prats dërguan shifrat në 3-0, teksa në pjesën e dytë Girona reagoi me Stuanin dhe Savio për 3-2, i cili ishte dhe rezultati final. 3 skuadrat të cilat kanë avancuar në gjysmëfinale deri më tani janë Sociedadi, Mallorca dhe Bilbao, ndërsa pritet dhe një mes Atletiko Madrid e Sevilla.
LEXONI GJITHASHTU:
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve
Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha