Gjysmëfinalet e Australian Open, supersfida Djokoviç-Sinner

25 Janar 2024 | 17:02

Australian Open dalëngadalë po shkon drejt fundit, ku padyshim surprizat nuk kanë munguar. Një prej tyre ishte eliminimi i Alcaraz, në përballjen e luajtur dhe të humbur ndaj Alex Zverer.

Gjermani avancoi më tej, aty ku në gjysmëfinale e pret rusi Medvedev. Të premten do të zbardhen emrat e tenistëve finalist të këtij sezoni, teksa përballja tjetër është ajo mes Djokoviç dhe Sinner. 3 prej tenistëve të cilët kanë mbërritur në këtë fazë të kompeticionit cilësoheshin favoritë për ta fituar, ku padyshim ai me më tepër potencial është serbi.

36-vjeçari e ka fituar plot 10 herë Australian Open, më tepër se çdo tenist tjetër në histori, duke lënë pas edhe Federer e Nadal. Përballja e së premtes do të jetë jo e lehtë për të, duke llogaritur këtu që ndeshet me numrin 4 të botës, por dhe sfidat e fundit mes tyre nuk kanë pasur një fitues të vetëm. Në 5 duelet e fundit, 2 i takojnë italianit dhe 3 Djokoviç.

Gjysmëfinalja e dytë që luhet të premten, po ashtu premton spektakël, aty ku Zverer, që mund të konsiderohet surprizë sfidon rusin Medvedev. Sfidat e fundit kanë nga 5 fitore secili, ndërsa në ato direkte, rusi e ka mposhtur Sinner në 4 nga 5 përballjet. Edhe në këtë sfidë cilësohet favorit, por diçka e tillë nuk duhet marrë parasysh, ashtu si Zverer surprizoi Alcaraz, duke e dërguar këtë të fundit në shtëpi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026